Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

​Nënkryetarja e Prishtinës kërkon nga Qeveria zgjidhje për mbeturinat

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Nënkryetarja e Prishtinës kërkon nga Qeveria zgjidhje për mbeturinat
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati mbajti konferencë për media mu para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga ky institucion të marrë vendim që sjell ndryshime për problemin e grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet. Musmurati: Prishtina ka nevojë për 100 kamionë të rinj, 10 mijë kontejnerë dhe modernizimin e menaxhimit të mbeturinave "Pikërisht këtu, në këtë institucion, duhet të merret vendimi që do të mundësonte një ndryshim rrënjësor në shërbimin e pastrimit të Prishtinës. Prishtina ka nevojë për 100 kamionë të rinj, 10 mijë kontejnerë dhe modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave",tha ajo. Musmurati kërkoi nga ministri i Financave, Hekuran Murati të nënshkruajë marrëveshjen për projektin në bashkëpunim me Bankën gjermane KfW në vlerë 74 milionë euro. Musmurati: Kërkoj nga ministri Murati që të nënshkruajë marrëveshjen 74 milionë euro për të ndihmuar ndërmarrjen “Pastrimi” "Kërkoj nga ministri Hekuran Murati që të nënshkruajë marrëveshjen për projektin prej 74 milionë eurosh, për të ndihmuar zhvillimin e ndërmarrjes “Pastrimi”, e jo për të kontribuar në falimentimin e saj. Javën e kaluar u jemi drejtuar edhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke ua dorëzuar dokumentacionin zyrtar, vendimin e Qeverisë, dokumentin e KfË-së dhe letrën e përbashkët të palëve të përfshira në projekt", tha ajo. Deri më tani, as Qeveria, as ministri i Financave Hekuran Murati nuk janë përgjigjur në lidhje me kërkesat e pushtetit komunal të Prishtinës për një zgjidhje të problemit të mbeturinave në kryeqytet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar