Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

​Mbrojtja e Veselit gati për apel: Atij i është mohuar drejtësia

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Mbrojtja e Veselit gati për apel: Atij i është mohuar drejtësia
Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është në fazën përfundimtare të përgatitjes së njoftimit për apel ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Avni Bytyçi nga mbrojtja e Kadri Veselit, në një përgjigje për KosovaPress, ka konfirmuar se njoftimi për apel do të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar, më 27 nëntor. “Po, Mbrojtja e z. Kadri Veseli është e gatshme të dorëzojë njoftimin për apel brenda afatit të përcaktuar. Aktualisht, Mbrojtja është në proces të finalizimit të njoftimit për apel, në të cilin do të përcaktohen në mënyrë të qartë dhe të strukturuar bazat juridike dhe faktike mbi të cilat do të mbështetet ankimi”, tha ai. Sipas mbrojtjes, provat e administruara gjatë procesit gjyqësor nuk ofrojnë bazë të arsyeshme për konstatimin e fajësisë së Veselit, ndërsa Trupi Gjykues ka bërë gabime në vlerësimin e tyre. “Qëndrimi i Mbrojtjes mbetet se z. Veseli-t i është mohuar drejtësia. Provat e administruara në këtë çështje nuk ofrojnë bazë të arsyeshëm për të mbështetur përfundimin për fajësinë e tij. Për më tepër, Trupi Gjykues ka dështuar në vlerësimin e paanshëm dhe të drejtë të provave, si dhe ka gabuar në konstatimet e tij lidhur me ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale nga ana e UÇK-së dhe pretendimin për përfshirjen e z. Veseli në të. Këto dhe gabimet e tjera në aktgjykim do të paraqiten dhe argumentohen në kuadër të procedurës së apelit”, tha Bytyçi. Më 27 nëntor përfundon afati për dorëzimin e njoftimeve për apel ndaj aktgjykimit të shkallës së parë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky afat vlen si për ekipet e mbrojtjes, ashtu edhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Pas dorëzimit të njoftimeve për apel, palët kanë 60 ditë kohë për të dorëzuar dosjet e plota të apelit, në të cilat do të argumentojnë kundërshtimet ndaj aktgjykimit. Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan ish-presidentin Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me 18 vjet, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqi me 25 vjet dhe ish-deputetin Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përfundimtar. Paneli i Apelit, pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, mund ta konfirmojë, ta ndryshojë ose ta rrëzojë atë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar