Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

​Rriten çmimet e prodhimit, uji, pijet dhe energjia ndër sektorët me rritjen më të madhe

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Rriten çmimet e prodhimit, uji, pijet dhe energjia ndër sektorët me rritjen më të madhe
Çmimet e prodhimit në Kosovë janë rritur për 5,9 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar rritje prej 1,2 për qind edhe krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, raporton KosovaPress. Në nivel vjetor, rritja më e madhe është regjistruar në sektorin e grumbullimit, trajtimit dhe furnizimit me ujë, me 32,2 për qind, pasuar nga prodhimet e tjera të paklasifikuara me 26,1 për qind, prodhimi i pijeve me 20,1 për qind, prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj me 15,5 për qind dhe nxjerrja e xehes së metalit me 11,4 për qind. Rritje prej 7,3 për qind është regjistruar në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe furnizimit me ajër të kondicionuar, ndërsa në përpunimin e produkteve ushqimore çmimet janë rritur për 4,2 për qind. Shtrenjtim është evidentuar edhe në prodhimin e produkteve të gomës dhe plastikës me 4,4 për qind, metaleve me 3,6 për qind dhe mobilieve me 3,1 për qind. 24Komunikatë për Media - Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) TM3 2026.docx Në anën tjetër, ulja më e madhe vjetore e çmimeve është regjistruar në prodhimin e veshjeve, me 6 për qind, pasuar nga prodhimi i mjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove me 3,6 për qind. Krahasuar me tremujorin paraprak, çmimet në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe furnizimit me ajër të kondicionuar janë rritur për 4,9 për qind, ndërsa në përpunimin e produkteve ushqimore për 1 për qind. Sipas tabelës së ASK-së, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e tretë të vitit 2026 ka arritur në 126,8 pikë, që nënkupton se çmimet e prodhimit janë për 26,8 për qind më të larta krahasuar me mesataren e vitit 2021.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar