Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Katër persona ndalohen për 48 orë lidhur me vra*sjen e Arlinda Zekajt

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 13:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Katër persona ndalohen për 48 orë lidhur me vra*sjen e Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se katër persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në rastin e vrasjes së A.Z-së. Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë, ndalimi i tyre është bërë pas veprimeve intensive hetimore, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit të Shtetit. Dy nga personat e ndaluar, me inicialet N.S. dhe D.S., dyshohen për kryerjen e veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë”. Ndërkaq, dy personat e tjerë, me inicialet M.P. dhe G.B., dyshohen për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”. Në komunikatën e përbashkët bëhet e ditur se gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, të cilat, sipas organeve të drejtësisë, mbështesin dyshimin e bazuar se personat e ndaluar kanë qenë të përfshirë në veprat penale për të cilat dyshohen. Po ashtu, në kuadër të procedurës penale, prokurori i rastit ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të vrasjes. Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se brenda afatit ligjor, prokurori i Shtetit do t’i drejtohet gjykatës kompetente me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ritheksuar përkushtimin për luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të personave që bien ndesh me ligjin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar