Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt, avokati i familjes së Arlinda Zekajt tregon arsyen

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 13:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt, avokati i familjes së Arlinda Zekajt tregon arsyen
Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik Berisha, ka bërë të ditur se nuk është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylaj. Përmes një deklarimi, Berisha ka shpjeguar se mosmbajtja e seancës erdhi pas një kërkese të tij, të cilën e paraqiti pas pranimit të aktakuzës, në fillim të shqyrtimit fillestar. Ai ka pretenduar se në aktakuzë është bërë një lëshim nga ana e prokurores, pasi Arlinda Zekaj nuk është cilësuar si viktimë e ndjeshme. “Arsyeja e mosmbajtjes së seancës lidhet me një kërkesë timen, pas pranimit të aktakuzës e cila ndodhi në fillim të shqyrtimit fillestar, ku kam vërejtur edhe një lëshim skandaloz të prokurores, duke mos e cilësuar tashmë të ndjerën si viktimë e ndjeshme”, është shprehur Berisha. Po ashtu, avokati ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit dhe mekanizmave të tjerë, lidhur me këtë çështje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar