Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Policia konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt, zbardhen dyshimet ndaj tyre

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 13:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt, zbardhen dyshimet ndaj tyre
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë ndaluar katër persona të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes së A. Z. Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, me urdhër të prokurorit të Shtetit, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore, përcjell Bota sot. Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë, dy nga të ndaluarit, me inicialet N. S. dhe D. S., dyshohen për veprën penale “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”. Ndërkaq, dy personat e tjerë, M. P. dhe G. B., dyshohen për veprën penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”. Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale që, sipas autoriteteve, mbështesin dyshimin e bazuar për përfshirjen e tyre në veprat penale për të cilat ngarkohen. Prokurori i rastit ka nxjerrë gjithashtu aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të vrasjes. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do t’i drejtohet gjykatës kompetente me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar