Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Rama: Busti i Adem Jasharit vjen në kryeqytet kur t’i hekim këta njerëz prej qeverisë

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 13:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rama: Busti i Adem Jasharit vjen në kryeqytet kur t’i hekim këta njerëz prej qeverisë
Publikuar më: Çështja e vendosjes së bustit të komandantit legjendar Adem Jashari në kryeqytet po vazhdon të mbetet e bllokuar. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kjo po ndodhë si pasojë e bllokadave nga niveli qendror. Pas përurimit të rrugës “Frank G Wisner” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, i pyetur për vendosjen e bustit, të paralajmëruar që nga viti 2024, Rama tha se komuna ka përfunduar të gjitha procedurat. Megjithatë Rama nuk e përjashtoi mundësinë e gjetjes së një lokacioni tjetër për vendosjen e bustit teksa drejtoi kritika të ashpra ndaj qeverisë. Në një prononcim për Klan Kosova, Rama ka fajësuar nivelin qendror. “…Ne e kemi përfundu krejt procesin, e dini që rruga “Agim Ramadani” ku e kemi nënkalimin ku faktikisht kemi mbetur vetëm me nënshkru kontratën edhe me kriju nënkalimin, e kemi të bllokum tash e më shumë se 2 vjet prej nivelit qëndror, pra janë për fat të keq të gjitha këto bllokada që na bëhen prej nivelit qëndror që s’na lojnë as mi nderu heronjtë tanë, më të dashurit tanë… nashta kur t’i hekim prej qeverisë këta njerëz që sabotojnë këtë vend atëherë merr epilog, përndryshe duhet me gjetë një alternativë, një vend tjetër…”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar