Sport
Cannavaro: Do ta shkëmbeja “Topin e Artë” me titullin kampion në Serie A me Napolin
Reklamë e Sponsorizuar
Fabio Cannavaro ishte protagonist i një formati inovativ të organizuar nga “Betsson Sport”, ku 9 krijues përmbajtjesh i drejtuan pyetje të vështira, duke i kërkuar të mos shmangte asnjë përgjigje.
Ish-kapiteni i Italisë zbuloi se pengesa më e madhe profesionale mbetet largimi shumë i hershëm nga Napoli, skuadra e zemrës, për shkak të vështirësive ekonomike të klubit.
I pyetur nëse do ta shkëmbente “Topin e Artë” me një titull kampion me fanellën napolitane, u përgjigj: “Mund të ta jap pa problem. ‘Topi i Artë’ është diçka e jashtëzakonshme. E fitova dhe për një mbrojtës kjo nuk është normale, por nuk është çmim kolektiv, është individual”.
Cannavaro zbuloi gjithashtu se, nëse Juventusi nuk do të ishte dënuar me rënien nga kategoria pas ‘Calciopolit’ më 2006, nuk do të transferohej te Real Madridi, por do të qëndronte në Torino. Ai e cilësoi drejtimin e Juventusit si “objektivin e çdo trajneri”.
Për eksperiencën tek Interi kujtoi dëmtimin e rëndë dhe diagnozën e vonuar: “Humbëm një muaj vetëm për të kuptuar se ishte frakturë nga stresi. U zbuluan 9 fraktura, njëra e zhvendosur. Për 2 vite pata një ‘thikë’ brenda tibies”.
Duke iu përgjigjur Tottit për “Topin e Artë”, tha se Botërori e shpjegonte gjithçka, por vlerësoi kontributin vendimtar të tij kundër Australisë dhe Gjermanisë.
Për gjysmëfinalen e Dortmundit kujtoi: “Gjermanët ishin më të bardhë se fanellat që mbanin. Duke parë pasigurinë e tyre, i thashë Buffonit me shaka: E fituam ndeshjen”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: