Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Disa nga “urdhrat e Zeusit të Tiranës” për kundërshtarët...

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 13:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Disa nga “urdhrat e Zeusit të Tiranës” për kundërshtarët...
Duke e vrarë mendjen për të kuptuar mesazhet, kërkesat, urdhrat, kërcënimet... që përcillnin dy figurat apo simbolet në derën time, në mbrëmjen e vonë të ditës së premte, 20 nëntor, po rendis disa hamendësime apo mundësi... Identifikim si antienverist, si antiRama, si antirilindje..., si në kohën e inkuizicionit mesjetar ndaj heretikëve; të gjenocidit nazist ndaj hebrenjve; në vitet e para të diktaturës enveriane ndaj “armiqve të partisë e të popullit”, jo rastësisht vetëm ndaj meje, kur në të njëjtin pallat janë edhe familje të tjera “demokrate” dhe 23 dyer të tjera...!!! Paralajmërim apo kërcënim që të mos vazhdoj më, si gjatë 35 viteve, me shkrime për të vërtetën historike dhe arkivore për lindjen e PKSH-PPSH-PSSH de facto më 12 tetor 1941 në Vitomiricë të Pejës e formalisht, më 8 nëntor 1941 në Tiranë si dhe për qenien e Enver Hoxhës thjeshtë një i ftuar i rastësishëm apo për ekuilibër fetar, në farsën apo maskaradën e 8 nëntorit, nga Koço Tashko e jo regjisor, aktor kryesor apo themelues... Urdhër e kërcënim që të mos vazhdoj të shkruaj për 47 vitet e “ferrit komunist”, të varfërisë masive, tolonave e rradhëve pak orë pas mesnatës, për ti marrë ushqimet me gramatura minimale e prej shumë vitesh qëndrimi nëpër depot frigoriferike të Brazilit, Argjentinës, Meksikës, ish Jugosllavisë..., gjatë “epokës” së mbretërimit nga Enver Hoxha!!! Edhe që të mos u kujtoj atyreve që e kanë përjetuar atë kohë dhe sidomos brezave të rinj të pas 1990-tës, se nga struktura partiake, qeverisëse, gjyqësore, policore... të diktaturës u vranë apo vdiqën nëpër burgje nga keqtrajtimi e kequshqimi si dhe nga sëmundjet e shkaktuara prej tyre, më shumë shqiptarë, edhe figura të shquara intelektuale dhe tregtarë të mëdhenj, se sa vranë bashkë ushtritë pushtuese italiane dhe gjermane!!! Urdhër që të mos vazhdoj të shkruaj për të vërtetat e shikueshme e të përjetueshme nga shumica e popullit për mashtrimet, gjëmat, bizneset me copa dhe interesa Shqipërie, për premtimet e harruara dhe dështimet...e qeverisjes mbi 13 vjeçare të Rama-Ballukut me shoqe e shokë të tufës së tyre si dhe për sjelljen e Shqipërisë në fund nëntor 2026 po aty ku ishte në 29 nëntor 1944! Pra, të fundit në Europë dhe ndër të fundit në botë, për treguesit dhe standardet e zhvillimit, nivelit të jetesës, demokracisë, drejtësisë, shtetit ligjor e social funksional ... dhe ndër të parat për të këqija, si varfëria, korrupsioni, emigracioni; nivelet e larta të ndotjes dhe helmeve në ajër, ujë, ushqime, perime, fruta, ilaçe... Ndoshta, SHQIP e troç, urdhër, që të bëhem si gazetarët proqeveritarë, duke mos i kujtuar Edi Ramës skandalet, dosjet, kartelat? Mos vallë, edhe të mos kujtoj veprime...të tij të moshës së rinisë e të fillim viteve 1990; të viteve në trotuaret e Parisit; në vitet e ministrit të kulturës dhe si kryebashkiak i Tiranës; vendime e leje ndërtimi me erë të fortë korrupsioni jo vetëm në komplekset tek “Komuna e Parisit“, ”Tajvani”, qendra e Tiranës... Urdhër me rrjedhoja të paparashikueshme e të marrshme me mend në rast mosbindjeje, që të mbyll gojën e të mos shkruaj për skandalet e panumërt të kryeministrit Edi Rama dhe të plot bashkëpunëtorëve të tij më besnikë në parti e qeveri në takime dhe veprimtari zyrtare në Tiranë, Bruksel, Uashington e New York, në Romë, Beograd, Tokio, Prishtinë, Ohër... si dhe në Ksamil, Sarandë, Himarë, Vlorë, Zvërnec, Sazan, Portin e Durrësit, Rrjoll, Këlmend, Valbonë... Nënkuptueshëm, mos vallë përcillet ne mënyrë figurative edhe urdhëri që të mos vihet në dyshim nga shqiptarë e ndërkombëtarë se Edi Rama i parë dhe i fundit është “lider gjenial” jo vetëm për Shqipërinë e vogël, por për globin e madh e si i tillë, i pakritikueshëm dhe i pashkarkueshëm, as nga brenda PS-së e as nga jashtë saj, nga opozita dhe mbështetës të saj vendas e të huaj... A mund të përjashtohet kategorikisht se simbolet kërcënuese në derën time rreth orës 23.00 të dt.20 nëntor mund të kenë pasur edhe "këshillën" që të mos e shqetësojmë dhe pengojmë Edi Ramën të realizojë me sukses të plotë skenarin me autorë nga Sorësët, Ndraghetat, Aruba, Alabar, Yeffet... Përse jo, edhe që të dalë faqebardhë dhe i nderuar para tyre si njeri i fjalës dhe i veprave se Shqipëria është vend i ZOTIT dhe "i miqve" e çka mbetet le ta gëzojnë shqiptarët e pamundur për të ikur si emigrantë në vende të Perëndimit kapitalist e që e kanë më të vonë ikjen për në botën tjetër!!! Konkretisht, për ta bërë Shqipërinë siç e kanë dashur prej rreth 150 vitesh Serbia dhe Greqia, sa më të vogël si hartë e si popull; sa më të dobët ekonomikisht, ushtarakisht, si shtet ligjor funksional e bashkëkohor... Domethënë, të pa jetueshme për shumicën e shqiptarëve dhe parajsë për emigrantë nga Afrika dhe Azia; për blerës tokash, vilash, apartamentesh, biznesesh nga Greqia, Serbia, Italia, Turqia, Rusia, Ukraina, Izraeli dhe nga vende arabe; nga ish vende socialiste të Europës Lindore e Qëndrore; të Amerikës Latine... Së fundmi, mos vallë nëpërmjet kërcënimit për mua, dëshirojnë e synojnë që tu përcjellin edhe kundërshtarëve të tjerë të politikës dhe qeverisjes së tyre, kërkesën: mos ia hapni sytë e mendjeve e të ballit "popullit të majtë shqiptar" me fakte e të vërteta, që nuk i kundërshtojmë dot, sepse partisë dhe qeverisë sonë dhe aleatëve të tyre 85 vjeçarë të jashtëm, domethënë "vëllezërve tanë serbë dhe grekë", u intereson që të mbetet edhe 82 vjet të tjerë si një "kope delesh", që bën siç duam e i themi ne, pa u shqetësuar për vete, familje, nder, atdhe!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar