Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Zbulohen emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 13:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zbulohen emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Zekaj, janë ndaluar për 48 orë në lidhje me rastin e vrasjes së 49-vjeçares në Vitomiricë të Pejës. Sipas burimeve të io, të dy janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet se kanë ndihmuar Albert Sylajn pas kryerjes së krimit. Në mesin e personave të arrestuar lidhur me këtë rast janë edhe Gëzim Bobi dhe Metë Pepaj. Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës. Vrasja nxiti reagime të shumta publike, protesta dhe kërkesa për drejtësi, si dhe për përgjegjësi institucionale lidhur me trajtimin e rasteve të mëparshme të viktimës. Pas rastit u suspenduan kryeprokurorja dhe prokurorja e rastit, si dhe 11 zyrtarë policorë. Ndërkaq drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dha dorëheqje. Vrasja nxiti protesta, me kërkesa për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për këtë rast. Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar