Aktuale
Presidentja Shiroka Pula viziton FSK-në: Nga takimi strategjik te shërbimi i drejtpërdrejtë i ushqimit për trupat
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sh.S. znj. Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në kazermën e FSK-së, ku u prit nga Komandanti i kësaj force, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Gjatë këtij takimi, Gjenerallejtënant Jashari e njoftoi të parën e shtetit për sfidat dhe sukseset e deritanishme të FSK-së. Fokus i veçantë i bisedës ishte procesi i zhvillimit të pandërprerë të forcës, duke theksuar progresin e dukshëm në ngritjen e standardeve profesionale dhe gatishmërinë e lartë operacionale të ushtarëve tanë.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidentes iu prezantua një pasqyrë e detajuar e transformimit të FSK-së, duke përfshirë modernizimin e pajisjeve ushtarake dhe strategjitë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse. Gjithashtu, u diskutua mbi vizionin afatgjatë për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës, ndërsa vizita u shoqërua edhe me një gjest simbolik, ku Presidentja Shiroka Pula u shërbeu personalisht ushqim ushtarëve në ambientet e kazermave.
Ky takim dëshmoi përkushtimin e institucioneve të larta shtetërore për mbështetjen e vazhdueshme ndaj ushtrisë së Kosovës dhe vlerësimin ndaj punës së palodhur të efektivëve të saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: