Kronikë
Nën masa të rrepta sigurie: Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës për seancën e paralajmëruar
Reklamë e Sponsorizuar
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, është shoqëruar pak çaste më parë në Gjykatën Themelore të Pejës, i shoqëruar nga efektivë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Pranë kësaj gjykate pritet që në orën 13:00 të nisë seanca fillestare kundër tij, ku ai ballafaqohet me akuzat për veprën penale të kanosjes.
Më herët, Gjykata Themelore në Pejë kishte njoftuar se seanca e paraparë për datën 12 nëntor u shty pas kërkesës zyrtare të avokatit Besnik Berisha, i cili përfaqëson palën e dëmtuar dhe ishte i pamundur të paraqitej.
Pas shqyrtimit të kësaj kërkese dhe marrjes së konsideratës nga palët pjesëmarrëse në proces, institucioni i drejtësisë kishte marrë vendim për shtyrjen e gjykimit në fjalë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: