Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Hugo Sanchez: Kishte shumë zemërim dhe zhgënjim

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 12:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hugo Sanchez: Kishte shumë zemërim dhe zhgënjim
Legjenda meksikane kujton për mediumin spanjoll “Marca” gjysmëfinalen e Kupës së Evropës të vitit 1988 kundër PSV Eindhoven, kundërshtarit të sotëm të Real Madridit. Hugo Sanchez, një nga legjendat e Real Madridit, rikthehet te kujtimet e hidhura të gjysmëfinales së vitit 1988 kundër PSV Eindhoven. Ish-sulmuesi meksikan beson se ajo ishte mundësia më e mirë e gjeneratës së tij për ta fituar Kupën e Evropës. “Po, jam dakord se ishte momenti kur iu afruam më shumë finales së Kupës së Evropës. Ishin kohë të tjera, me shorte shumë të vështira dhe një kompeticion ku merrnin pjesë vetëm kampionët e secilit shtet. Vështirësia ishte më e madhe dhe ndonjëherë shorti ishte i padrejtë, pasi mund të të caktonte ndeshjen e kthimit në transfertë”,kujton Sanchez. Hugo nuk e fsheh zhgënjimin për eliminimin nga PSV-ja, një kundërshtar që, sipas tij, nuk ishte ndër skuadrat më të forta të Evropës. “Na ka mbetur një kujtim jo i mirë, sepse ishim shumë pranë kualifikimit. PSV-ja nuk ishte Bayern Munihu, me të cilin u përballëm në gjysmëfinalen e sezonit 1986/87”, shprehet ai. Real Madridi ishte favorit, por ndeshja e parë në Santiago Bernabeu përfundoi 1:1. Hugo Sanchez shënoi nga penalltia për madrilenët, por PSV-ja barazoi në minutat e fundit. “Na iku fitorja në shtëpi. Me rezultatin 1:0 dhe pak minuta të mbetura, ata barazuan. Ky rezultat na dobësoi për shkak të rregullit të golit në fushën kundërshtare”, kujton meksikani. Në ndeshjen e kthimit në Eindhoven, PSV-ja u mbrojt me kujdes, ndërsa Reali kërkoi me ngulm golin e kualifikimit. “Ne patëm disa raste. Butragueno pati një mundësi në fillim, ndërsa unë kujtoj edhe një goditje me gërshërë pesë minuta para fundit. Heroi ishte portieri i tyre, Van Breukelen, i cili e ndali atë goditje. Pas asaj ndeshjeje u bë hero kombëtar në Holandë”, tregon Sanchez. Bindja e ish-sulmuesit është se Real Madridi do ta kishte fituar trofeun nëse do të arrinte në finale, ku do të përballej me Benficën. “Nëse do të kishim shkuar në finale, jam i sigurt se do ta kishim fituar, madje pa shumë vështirësi. Në fund, PSV-ja e fitoi Kupën e Evropës. Ne u shërbyem si motivim dhe si trampolinë për kundërshtarët tanë”, shprehet ai. “Gjatë atyre pesë viteve, kur fituam pesë tituj kampionë radhazi, me rregullat e sotme të Ligës së Kampionëve do të kishim fituar të paktën tri nga pesë Kupat e Evropës”. Hugo Sanchez pranon se eliminimi nga PSV-ja ishte një nga momentet më të dhimbshme për atë gjeneratë të Real Madridit. “Na mungoi ai trofe për ta kompletuar epokën e dytë të artë të Real Madridit, pas asaj të Di Stefanos. Fituam pesë tituj të La Ligës dhe dy Kupa UEFA, por nuk arritëm ta fitonim Kupën e Evropës. Ishte e trishtueshme”, përfundon ai. Ai kujton edhe tensionin pas ndeshjes së kthimit, duke kritikuar kohën shtesë të akorduar nga gjyqtari. “Gjyqtari nuk ishte në anën e tyre, por nuk na dha minutat shtesë që meritonim. Míchel, Buyo dhe unë shkuam të kërkonim shpjegime. Kishte shumë zemërim dhe zhgënjim në dhomat e zhveshjes. Ishte një trishtim i madh, sepse fitimi i Kupës së Evropës ishte e vetmja gjë që i mungoi asaj gjenerate”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar