Aktuale
Gjiganti gjerman vihet pas Jules Kounde, destinacioni i mbrojtësit varet nga një shitje
Reklamë e Sponsorizuar
Krerët e Bayernit të Mynihut po planifikojnë një ofensivë në merkaton e janarit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Jules Kounde.
Formacioni nga Bundesliga e konsideron yllin e Barcelonës si një nga shënjestrat kryesore për repartin e prapavijës, por realizimi i këtij transferimi kushtëzohet nga çlirimi i fondeve dhe hapësirës në buxhet, proces që mund të realizohet vetëm përmes shitjes së Kim Min-Jae.
Edhe pse francezi është i lidhur me katalanasit përmes një marrëveshjeje që zgjat deri në vitin 2030 dhe nuk ka shprehur ndonjë dëshirë për t'u larguar, situata e tij ka ndryshuar nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, pasi këtë edicion ai ka pasur më pak minuta në dispozicion.
Përfaqësuesit e Bayernit e shohin Kounden si një opsion ideal për shkak të shkathtësisë së tij për të mbuluar si pozicionin e qendërmbrojtësit, ashtu edhe atë të mbrojtësit të djathtë, ndërkohë që si plan rezervë, klubi po mban nën vëzhgim edhe Tomas Araujon e Benficës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: