Sport
Triumfi ndaj San Marinos, debutuesi në prapavijë shkëlqen dhe merr vlerësimin maksimal
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka arkivuar një fitore të pastër 0-3 në udhëtim kundër San Marinos, duke arkëtuar tre pikë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin drejt ngjitjes në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Sigurisht që çdo futbollist i aktivizuar ka dhënë kontributin e tij në këtë triumf, qoftë përmes finalizimeve, pasimeve vendimtare apo zbatimit të detyrave taktike në fushë.
Mes protagonistëve spikat emri i Samuele Sinës, mbrojtësi që fitoi besimin për të nisur ndeshjen nga minuta e parë dhe kompletoi 90 minuta lojë.
Sipas statistikave të “Sofascore”, lojtari i prapavijës së Union Brescia në Serie A është vlerësuar me notën më të lartë të ndeshjes, saktësisht 8.0. Pas tij u rendit Rey Manaj me një gol dhe një asist dhe notë 7.8, Ardian Ismajuli me 7.5, ndërsa pesëshja më e mirë u mbyll nga Mario Mitaj me të njëjtin vlerësim.
Gjithashtu, hapësira iu dhanë edhe elementëve të tjerë, ku Klevi Qefalija, talenti i Dinamos, u hodh në fushë nga trajneri Maran në minutën e 74-të, duke u vlerësuar me notën 6.6. Në tërësi, puna e grupit u kurorëzua me sukses të plotë, duke sjellë gjashtë pikë të plota dhe kryesimin e grupit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: