Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Vëllai i Liridona Ademajt pas vendimit të Apelit: Shpresojmë që edhe Kushtrim Kokalla të marrë të njëjtin epilog

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 18:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga Gjykata Themelore ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademaj ka deklaruar se shpreson që edhe Kushtrim Kokalla të marrë të njëjtin epilog. “Naim Murseli dhe Granit Plava do të vdesin në burg. Shpresojmë që e njëjta gjë do t’i ndodhë edhe Kushtrim Kokallës”, ka shkruar ai. Ai ka thënë se Liridona nuk do t’u kthehet më, ndërsa fëmijët e saj do të rriten pa nënën e tyre, por ka shprehur ngushëllim me faktin që rasti ka marrë epilog edhe në nivel të Gjykatës së Apelit. Në reagimin e tij, Leonard Ademaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë treguar interesim për rastin, veçanërisht mediat për mbulimin dhe hapësirën e dhënë. Ai ka shprehur shpresën që vrasjeve të grave t’u vijë fundi dhe që Kosova të bëhet një vend më i sigurt për gratë. Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, 30 vjet për Kushtrim Kokallën
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar