Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Çfarë po ndodh brenda LDK-së? Gecaj kritikon Abdixhikun dhe Osmanin, kërkon largimin e tyre

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 18:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Çfarë po ndodh brenda LDK-së? Gecaj kritikon Abdixhikun dhe Osmanin, kërkon largimin e tyre
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka kritikuar drejtimin aktual të partisë, duke paralajmëruar se me kursin e ndjekur nga Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani, LDK-ja rrezikon të humbasë identitetin e saj politik. Përmes një postimi, Gecaj ka reaguar edhe ndaj zhvillimeve në Degën e LDK-së në Obiliq, duke kundërshtuar anashkalimin e organeve të zgjedhura dhe caktimin e koordinatorëve që, sipas tij, nuk parashihen me Statutin e partisë. Ai ka paralajmëruar se LDK-ja mund të përfundojë si satelit i LVV-së, të shkrihet në të, të mbetet parti me rreth pesë për qind të mbështetjes ose të shuhet politikisht. Në fund, Gecaj ka kërkuar respektimin e Statutit, hapjen e garës për udhëheqje të re dhe largimin e Abdixhikut dhe Osmanit nga drejtimi i partisë. … që degët t’i trajtojë si “pika” që duhet t’i binden qendrës. Shfletojeni pak historinë e partisë që sot e udhëhiqni! LDK-ja u përball me masat e dhunshme të një regjimi që kishte në dispozicion njërën prej fuqive më të mëdha ushtarake të Evropës së asaj kohe. Qëndroi, nuk u dorëzua dhe në fund edhe ngadhënjeu. As sot nuk do të përkulet përballë urdhrave të askujt. Reagimi i Ibush Mjekiqit, Nënkryetarit statutar të Degës së LDK-së në Obiliq, duhet të na alarmojë të gjithëve. Ai ka kundërshtuar caktimin e një Koordinatori që nuk parashihet me Statutin e LDK-së. Kur qendra anashkalon organet e zgjedhura të një dege, nesër të njëjtën gjë mund t’ia bëjë çdo dege tjetër. Kështu vetëm e çojnë drejt përçarjes dhe shkatërrimit shtëpinë politike të Presidentit Rugova. Bashkëpartiakë të nderuar, me kursin që po ndjekin Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani, LDK-ja rrezikon të përfundojë në njërën prej këtyre gjendjeve: (1) të bëhet satelit i LVV-së; (2) të shkrihet në të; (3) t’i vihet përfundimisht dryni; ose (4) të mbetet një parti e rreth pesë përqindëshit, sa për t’ua mbajtur gjallë ambiciet politike Lumirit e Vjosës. Në ndërkohë, për të na hedhur hi syve, ata na flasin për rrezikun që LDK-ja të bëhet satelit i PDK-së. Le ta ngremë zërin në çdo degë, të kërkojmë respektimin e Statutit dhe ta hapim garën për një udhëheqje të re. Anëtarësia e ka në dorë të ardhmen e LDK-së. Me bindje të plotë e them se rrugëdalja fillon me largimin e Lumirit dhe të Vjosës nga drejtimi i saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar