Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Bajrami alarmon për thellimin e deficitit tregtar: Importet u rritën për 492 milionë euro, eksportet për 185 milionë

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 18:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bajrami alarmon për thellimin e deficitit tregtar: Importet u rritën për 492 milionë euro, eksportet për 185 milionë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë, duke vënë në pah thellimin e deficitit tregtar të Kosovës gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave që ajo ka publikuar, nga janari deri në tetor 2026, Kosova importoi mallra në vlerë prej 6.35 miliardë eurosh, ndërsa eksportoi vetëm 960 milionë euro. Si rrjedhojë, deficiti tregtar arriti në 5.39 miliardë euro. Bajrami ka theksuar se për çdo 100 euro mallra të importuara, Kosova eksportoi vetëm 15 euro. Ajo ka krahasuar këto shifra me periudhën e njëjtë të vitit 2025, duke bërë të ditur se eksportet u rritën për 185 milionë euro, ndërsa importet për 492 milionë euro. Kjo, sipas saj, bëri që deficiti tregtar të thellohej edhe për 306 milionë euro. Deputetja e LDK-së ka ngritur pikëpyetje lidhur me masat që po ndërmerr Qeveria për të mbështetur prodhuesit vendorë, për t'ua ulur kostot e prodhimit dhe për t'u mundësuar qasje në tregje të reja. “Me thanë asgjë është e padrejtë, sepse në plot raste po i persekuton bizneset vendore, po i vonon subvencionet e nuk po i kompenson dëmet në bujqësi”,ka shkruar Bajrami. Ajo ka kritikuar gjithashtu politikën fiskale ndaj karburanteve, duke pretenduar se mbledhja e plotë e akcizës dhe TVSH-së po rrit kostot e prodhimit dhe po krijon hapësirë më të madhe për produktet e importit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar