Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

KFOR-i ndërron komandantin e MSU-së, Chenet pason Di Fioren në krye të njësisë që monitoron sigurinë në veri

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 17:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
KFOR-i ndërron komandantin e MSU-së, Chenet pason Di Fioren në krye të njësisë që monitoron sigurinë në veri
Në selinë e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) në Prishtinë është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës, ku koloneli Gianfranco Di Fiore ia ka dorëzuar detyrën kolonelit Steven Chenet. Ceremonia është udhëhequr nga komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori. Gjatë mandatit të kolonel Di Fiore, Regjimenti MSU ka kontribuar në aktivitetet e përditshme të KFOR-it përmes pranisë së vazhdueshme në terren, patrullimeve në këmbë dhe me automjete, si dhe monitorimit të situatës së sigurisë, me fokus të veçantë në veriun e Kosovës. Sipas njoftimit, kjo njësi ka zhvilluar edhe iniciativa në mbështetje të institucioneve dhe komuniteteve lokale, me synim ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve. Po ashtu, pjesëtarët e MSU-së kanë marrë pjesë në trajnime dhe ushtrime të përbashkëta me njësitë e tjera të KFOR-it, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit operacional. Me këtë rast, gjeneralmajor Vergori ka vlerësuar kontributin e pjesëtarëve të MSU-së në misionin e KFOR-it, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, përkushtimit dhe paanshmërisë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. “Ky është qëllimi i misionit tonë: t’u shërbejmë dhe t’i mbrojmë njerëzit e Kosovës, pa dallim dhe me paanshmëri absolute. Respekti nuk kërkohet kurrë; ai fitohet përmes profesionalizmit, përkushtimit, disiplinës dhe besueshmërisë”, ka deklaruar Vergori. Ai ka shtuar se puna e përditshme e pjesëtarëve të kësaj njësie ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë banorët e Kosovës, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar