Sport
BE-ja propozon pakon e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni Evropian ka propozuar një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, e cila shënon pakon e 22-të që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Paketa e re përfshin propozimin për ndalimin e pjesëmarrjes së sportistëve rusë nën flamurin e Rusisë në ngjarjet sportive të organizuara në Bashkimin Evropian, si dhe ndalimin e dhënies së vizave për ish-luftëtarët rusë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar gjithashtu masa që synojnë institucionet financiare ruse dhe platformat e kriptomonedhave.
"Po godasim edhe më fort mënyrat përmes të cilave Rusia financon luftën e saj", deklaroi von der Leyen.
Ajo theksoi se masat do të përqendrohen te Rusia, por do të përfshijnë edhe vendet e treta që e ndihmojnë atë t’u shmanget sanksioneve ndërkombëtare.
"Shtetet e treta që ndihmojnë Rusinë t’u shmanget sanksioneve janë një nga fokuset kryesore të paketës sonë të re",shtoi ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: