Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

45 raste të reja brenda një jave, fruthi prek tashmë 26 komuna të Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 17:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
45 raste të reja brenda një jave, fruthi prek tashmë 26 komuna të Kosovës
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se përhapja e fruthit në vend po vazhdon, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 381. Sipas njoftimit të institutit, vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 45 raste të reja, në gjithsej 26 komuna të Kosovës. Pjesa dërrmuese e të prekurve janë fëmijë. IKShPK ka bërë të ditur se mbi 95 për qind e rasteve janë evidentuar te personat që nuk janë vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola. Instituti ka paralajmëruar se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Ndërkohë, gjatë këtij viti, në kuadër të aktiviteteve të vaksinimit plotësues, janë vaksinuar mbi 4 mijë e 187 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç. IKShPK u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe, në rast se u mungon ndonjë dozë, të kontaktojnë ekipet përkatëse për të plotësuar vaksinimin. Po ashtu, instituti ka rekomanduar kujdes të shtuar për foshnjat nën moshën 12 muajshe, të cilat ende nuk e kanë marrë vaksinën MMR. Për këtë kategori, këshillohet kufizimi i ekspozimit në ambiente të mbyllura dhe të mbipopulluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar