Kronikë
Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Gjashtë kandidatë kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, Ministria e Punëve të Brendshme, pas raportimeve të publikuara gjatë ditës lidhur me këtë pozitë.
Sipas MPB-së, brenda afatit të përcaktuar për aplikim, nga 5 deri më 19 nëntor 2026, janë pranuar gjithsej gjashtë aplikime.
Kandidatët që kanë shprehur interesim për këtë pozitë janë: Granit Fetahu, Fehmi Hoti (ushtrues detyre i PK-së), Sladjana Stojanovic, Arbnesh Ajvazi, Arben Paqarizi dhe Agron Rukiqi.
Ky proces vjen pas dorëheqjes së drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e cila ndodhi pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ngjarje që tronditi opinionin publik në vend.
Ndërkohë, tashmë pritet të vazhdojë procesi i shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për udhëheqësin e ardhshëm të Policisë së Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: