Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Erdogan do të vizitojë Libinë për herë të parë pas 15 vitesh

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 15:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Erdogan do të vizitojë Libinë për herë të parë pas 15 vitesh
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të vizitojë Libinë, muajin e ardhshëm. Kjo do të jetë vizita e parë e tij në këtë shtet, pas më shumë se 15 vjetësh. Erdogan do të duhëtojë në Libi për të marrë pjesë në Samitin Turqi-Afrikë, i planifikuar të mbahet në Tripoli, nga 8 deri më 9 dhjetor. Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan njoftoi vizitën vetëm disa orë pasi ai dhe shefi i inteligjencës turke, Ibrahim Kalin u takuan me Abdulhamid Dbeibah, kreun e Qeverisë së Bashkimit Kombëtar të Libisë, të shtunën në Stamboll. Fidan theksoi se Erdogan kishte diskutuar zhvillimet në Libi dhe përpjekjet për ribashkim kombëtar me Dbeibah gjatë një takimi në margjinat e Konferencës së 31-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, më 12 nëntor. Erdogan vizitoi për herë të fundit Libinë më 16 shtator 2011, kur ishte kryeministër. Ai vizitoi Tripolin dhe Bengazin pas rënies së regjimit të Muamar Gadafit, duke u takuar me Mustafa Abdul Jalil, atëherë kreu i Këshillit Kombëtar Tranzicional dhe Mahmoud Jibril, kreu i zyrës ekzekutive të Këshillit. Gjatë vizitës u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar