Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 15:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar sot në Athinë me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis. Përmes një postimi, Konjufca ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, duke vënë theksin te dialogu politik dhe forcimi i lidhjeve ekonomike. Ai ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e cilësuar atë si një kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve. “Përkrahja që Greqia dha për liberalizimin e vizave për Kosovën është ndër hapat që i kanë dhënë vlerë të drejtpërdrejtë bashkëpunimit mes dy vendeve tona. E çmojmë këtë përkrahje dhe duam që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Greqisë të marrë edhe më shumë hov përmes dialogut politik më të rregullt e lidhjeve më të forta ekonomike”. Konjufca ka theksuar gjithashtu se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe dhe fqinjësinë e mirë në rajon. Ai ka bërë të ditur se i ka drejtuar ftesë homologut grek, George Gerapetritis, që takimin e ardhshëm ta zhvillojnë në Kosovë. “Njohja e Republikës së Kosovës nga Greqia do të ishte një hap me peshë për marrëdhëniet tona dhe për fqinjësinë e mirë në rajon. Këtë bindje e ndava me ministrin Gerapetritis, bashkë me ftesën që bisedën e rradhës ta vazhdojmë në Kosovë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar