Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar
Një ambient nëntokësor, me hyrje të kamufluar dhe i përshtatur për kultivimin e kanabisit dhe përpunimin e lëndës narkotike, është zbuluar nga Policia e Shkodrës në zonën e njohur si “Kanali i Drinit”. Në kuadër të operacionit të koduar “Labirinti”, në pranga kanë rënë 10 persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 2 600 bimë kanabis të kultivuara në vazo dhe 170 kilogramë lëndë narkotike e përpunuar. Sipas Policisë, operacioni u organizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u ushtruan kontrolle në dy objekte në zonën e “Kanalit të Drinit”. Gjatë kontrollit në njërën prej tyre, një magazinë, efektivët zbuluan një hyrje të fshehur që të çonte në një ambient nëntokësor. Ky i fundit ishte ndarë në dy pjesë: njëra ishte përshtatur për kultivimin e bimëve të kanabisit me anë të llambave, ndërsa pjesa tjetër shërbente për përpunimin e lëndës narkotike. Në këtë ambient u konstatuan dhe u arrestuan në flagrancë 10 persona: D. K., 36 vjeçe, dhe M. P., 38 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër; A. K., 61 vjeç, E. K., 41 vjeç, dhe R. D., 28 vjeç, banues në Cërrik; A. G., 37 vjeç, banues në Tiranë; A. L., 46 vjeç, banues në Poliçan; F. L., 18 vjeç, dhe A. T., 30 vjeç, banues në Ishull-Lezhë; si dhe E. T., 25 vjeç, banues në Mirditë. Nga verifikimet policore rezultoi se njëri prej të arrestuarve, A. L., 46 vjeç, ishte shpallur më parë në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Gjatë kontrolleve u sekuestruan rreth 2 600 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo, si dhe 170 kilogramë lëndë bimore e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar