Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Pjesëtari i Mbrojtjes së Afërt i Policisë Ushtarake të FSK-së përfundon kursin në Mbretërinë e Bashkuar

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pjesëtari i Mbrojtjes së Afërt i Policisë Ushtarake të FSK-së përfundon kursin në Mbretërinë e Bashkuar
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë vazhduar përfundimin e kurseve të ndryshme për ngritje profesionale ushtarake. Në një njoftim për media, FSK-ja ka njoftuar për suksesin e radhës që një pjesëtar i saj e ka arritur në Mbretërinë eBashkuar. “OR-5 Valdrin RRECAJ nga Mbrojtja e Afërt e Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin e Mbrojtjes së Afërt në Mbretërinë e Bashkuar. Kursi i cili zgjati nëntë javë, ishte një trajnim intensiv dhe me kërkesa të larta fizike e profesionale, ku nga 30 pjesëmarrës që nisën trajnimin, vetëm 14 arritën ta përfundonin me sukses.”, thuhet në njoftimin e FSK-së. Gjatë këtij programi, sipas njoftimit, pjesëmarrësit u angazhuan në skenarë të ndryshëm operacional, përfshirë edhe ushtrime të evakuimit me helikopter. “Pjesëtari i FSK-së e përfundoi kursin me rezultate të larta dhe me vlerësim të shkëlqyeshëm nga instruktorët, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe gatishmërie. Ky trajnim, i realizuar në bashkëpunim me Ushtrinë Britanike dhe Policinë Ushtarake Mbretërore (Royal Military Police), dëshmon partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Policisë Ushtarake të FSK-së dhe institucioneve ushtarake britanike.”, thuhet tutje në njoftim. FSK-ja ka thënë se përvoja dhe njohuritë e fituara do të kontribuojnë në ngritjen e mëtejme të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar