Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Pjesëtari i FSK-së përfundon me sukses kursin elitar të Mbrojtjes së Afërt në Mbretërinë e Bashkuar

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 14:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pjesëtari i FSK-së përfundon me sukses kursin elitar të Mbrojtjes së Afërt në Mbretërinë e Bashkuar
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdon të dëshmojë profesionalizëm dhe përkushtim në ngritjen e kapaciteteve të saj përmes bashkëpunimit ndërkombëtar me partnerët strategjikë. OR-5 Valdrin Rrecaj, pjesëtar i Mbrojtjes së Afërt në kuadër të Policisë Ushtarake të FSK-së, ka përfunduar me sukses Kursin e Mbrojtjes së Afërt në Mbretërinë e Bashkuar. Trajnimi nëntëjavor ishte intensiv dhe me kërkesa të larta fizike e profesionale. Nga gjithsej 30 pjesëmarrës që nisën kursin, vetëm 14 arritën ta përfundonin me sukses. Gjatë këtij programi, pjesëmarrësit u përballën me skenarë të ndryshëm operacionalë, përfshirë ushtrime të evakuimit me helikopter, duke zhvilluar aftësitë dhe gatishmërinë e tyre për situata të ndryshme. Pjesëtari i FSK-së e përfundoi kursin me rezultate të larta dhe vlerësim të shkëlqyeshëm nga instruktorët, duke dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe nivel të lartë të përgatitjes. Ky trajnim u realizua në bashkëpunim me Ushtrinë Britanike dhe Policinë Ushtarake Mbretërore (Royal Military Police), duke dëshmuar edhe një herë partneritetin e ngushtë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve ushtarake të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar