Kronikë
Njëri dënohet me pesë vjet e gjysmë burgim për tentim vrasjeje, tjetri me një vit burgim për ndihmë pas veprës penale
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Themelore në Pejë dënoi me pesë vjet e gjashtë burgim i B.A., për tentim vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërsa E.H., me një vit burgim për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.
Aktgjykimi u shpall nga trupi gjykues i drejtuar nga Armend Lokaj.
Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë thuhet se gjykata vendosi edhe për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.A., deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: