Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Moment historik nga Lara Kulturi: Krenare për shqiptarët, po ndjekin një sport që nuk e kanë kulturë

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Moment historik nga Lara Kulturi: Krenare për shqiptarët, po ndjekin një sport që nuk e kanë kulturë
Lara Kolturi nuk i fshehu emocionet pas triumfit në sllallomin e Gurglit në Austri, ku siguroi fitoren e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës në ski alpine. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë e përjetoi si një ditë të veçantë këtë sukses, duke theksuar se mbështetja e familjes dhe puna e gjithë skuadrës kishin një rëndësi të veçantë. Në një intervistë për “Eurosport”, menjëherë pas garës, Kolturi tregoi se kishte hyrë në pistë pa menduar për fitoren, por vetëm me dëshirën për të shijuar garën. “Është një ditë e veçantë, e mrekullueshme. Mendoj se ende nuk e kam kuptuar plotësisht atë që ka ndodhur. Ishte shumë bukur të kisha pranë familjen time, prindërit, gjyshërit dhe xhaxhallarët. Gurgl më ka pëlqyer gjithmonë dhe e dija se mund të bëja një paraqitje të mirë. Kam punuar shumë dhe ky rezultat do të thotë jashtëzakonisht shumë për të gjithë ekipin. Është një arritje e madhe për të gjithë dhe jam vërtet e lumtur. Në mëngjes, kur u nisa drejt startit, nuk mendova për fitoren apo rezultatin, por vetëm për t’u argëtuar dhe për të shijuar garën. Kjo mënyrë ka funksionuar në garat e fundit dhe dua të vazhdoj kështu. E dija se, edhe nëse fitorja nuk do të vinte sot, do të vinte në një moment tjetër, ndaj vendosa ta shijoja maksimalisht këtë garë. Në fakt, ndihesha pak e lodhur. U zgjova pa shumë energji, por arrita t’i gjeja forcat në momentin e duhur dhe ia dola. Gjithsesi, e di se kam ende mundësi për t’u përmirësuar. Fitorja e parë për Shqipërinë? Pikërisht! Më kanë thënë se janë jashtëzakonisht krenarë për mua. Jam shumë e lumtur që gjithnjë e më shumë njerëz po i ndjekin garat e skive në një vend ku ky sport nuk është pjesë e kulturës së tyre. Kjo është vërtet diçka shumë e bukur”, u shpreh Lara Kolturi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar