Kronikë
Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-Prokurori i Përgjithshëm, Alush Dragoshi
Reklamë e Sponsorizuar
Këtë të hënë është shuar në moshën 77-vjeçare Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm i cili ka udhëhequr institucionin e akuzës gjatë periudhës 1992-1997.
Dragoshi ka lënë gjurmë si një ndër figurat e shquara të sistemit të drejtësisë në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit, duke shërbyer në krye të Prokurorisë së Përgjithshme për afërsisht pesë vjet.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur mbesa e tij, Adelina Dragoshi, e cila i ka kushtuar një dedikim prekës përmes një mesazhi lamtumire.
"Sot është një nga ato ditë kur fjalët duken të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen. Me zemër të rënduar i jap lamtumirën një njeriu shumë të dashur për mua, xhaxhait, Alush Dragoshi", ka shkruar ajo ndër të tjera, duke e vlerësuar si një personalitet me kulturë të lartë, urtësi, dinjitet dhe integritet të lëkundur.
Në mesazhin e saj, ajo thekson se me largimin e tij nga kjo jetë, familja humbet njeriun e shtrenjtë, ndërsa fusha e drejtësisë një prej figurave të saj mëfaqësojëse, kontributi i së cilës do të mbetet i paharruar në kujtesën institucionale.
"Për mua, ai ishte shumë më tepër se një figurë e admiruar. Ishte një udhërrëfyes, një këshillues dhe një idhull. Nga bisedat me të, nga fjalët dhe këshillat e tij, kam marrë mësime që do të më shoqërojnë gjatë gjithë jetës", shprehet Adelina, duke shtuar se mësimet e tij për drejtësinë, guximin dhe sakrificën do të mbeten udhërrëfyes për të.
"Disa njerëz lënë pas një emër. Të tjerë lënë pas një trashëgimi vlerash. Ti do të mbetesh për mua të dyja. Me dashuri, respekt dhe mirënjohje të përjetshme. U prehsh në paqe, Alush Dragoshi", përfundon mesazhi i saj prekës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: