Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Rrahmani vendos kushtin: Çështja e presidentit mbetet pezull deri në miratimin e ligjit për Specialen

Redaksia Lajmetereja • 30-09-2026 09:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rrahmani vendos kushtin: Çështja e presidentit mbetet pezull deri në miratimin e ligjit për Specialen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka theksuar se bisedimet dhe hapat e mëtejshëm lidhur me postin e presidentit nuk mund të avancojnë pa u hapur rruga fillimisht nga miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara. Gjatë një prononcimi mbi zhvillimet politike aktuale dhe mundësinë e trajtimit të temës së kreut të shtetit, Rrahmani ka vënë inatin kryesor te kjo nismë ligjore, duke e cilësuar atë si prioritetin absolut të kësaj periudhe. “Është çështja e ligjit. Ajo që pa e përfundu çështjen e ligjit, na nuk kemi hapa tjerë të cilët vazhdojmë. Domethënë, fillimisht duhet me qenë ligji ai që miratohet në këtë Kuvend, pastaj janë prioritetet tjera. S’ka asnjë prioritet tjetër ma të rëndësishëm sesa na si deputetë dhe si institucione t’i kryejmë detyrat tona që t’ia mundësojmë një gjykim të drejtë edhe jo atë çfarë e kemi pa ma herët”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar