Aktuale
Kotorri feston 82-vjetorin e çlirimit, Përparim Rama forcon lidhjet me qytetin bregdetar
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Kotor të Malit të Zi, ku ka marrë pjesë në manifestimet festive të organizuara për Ditën e Komunës dhe përkujtimin e 82-vjetorit të çlirimit të këtij qyteti.
Gjatë këtij udhëtimi, ku u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Kristale, kreu i kryeqytetit kosovar shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen e ngrohtë që i rezervoi homologu i tij, kryetari i Kotorrit, Vladimir Jokić.
Nëpërmjet një komunikimi për publikun, Rama ka nënvizuar nevojën për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Kotorrit. Ai vuri theksin te rëndësia e shkëmbimit të praktikave më të mira dhe ideve inovative, me fokus të veçantë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e nismave të përbashkëta kulturore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: