Aktuale
Ngjarje e rëndë në Korçë: 30-vjeçari plagoset me mjet prerës, dëshmia e parë e të riut
Reklamë e Sponsorizuar
Një incident i dhunshëm ka tronditur këtë të diel fshatin Neviçisht të Korçës, ku 30-vjeçari Anxhelo Brisku ka mbetur i plagosur. Burimet bëjnë me dije se i riu ka marrë lëndime trupore në zonën e shpatullës dhe kurrizit, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme mjekësore.
Në dëshminë e tij të parë dhënë autoriteteve, Brisku ka deklaruar se është sulmuar nga disa persona të panjohur për të. Aktualisht, 30-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës, ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, bëhet e ditur se jeta e tij ndodhet jashtë rrezikut.
Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen, duke bërë me dije se po punohet për zbardhjen e dinamikës së këtij konflikti të çastit që ndodhi në rrethana ende të paqarta. Sipas njoftimit të uniformave blu, i riu është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ndodhej në rrugë.
“Rreth orës 18:30, shtetasi A. B., 30 vjeç, është paraqitur në spital me plagë të shkaktuara dyshohet nga një mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të momentit në fshatin Neviçisht. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është duke punuar intensivisht për të identifikuar dhe arrestuar autorët e përfshirë në këtë përplasje”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: