Kronikë
Goditje ndaj trafikut të drogës në Gramsh: Sekuestrohet kokainë në banesat e dy personave nën 'arrest shtëpie', nën hetim edhe policë
Reklamë e Sponsorizuar
Një operacion i koordinuar mes Prokurorisë së Elbasanit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e 400 gramë lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, pas kontrolleve të ushtruara në dy banesa në qytetin e Gramshit.
Në qendër të këtij hetimi janë shtetasit me inicialet T.H. dhe R.H. Megjithëse ndaj tyre ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, dyshohet se ata kishin vijuar aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së drogës. Për njërin prej të dyshuarve, kjo nuk është hera e parë që përballet me drejtësinë për vepra penale të ngjashme.
Sakaq, hetimet janë zgjeruar për të verifikuar rolin e efektivëve të policisë zonale. Këta të fundit janë nën hetim për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrimet për të mbikëqyrur zbatimin e masës së sigurisë ndaj dy personave të përfshirë.
Autoritetet bëjnë me dije se operacioni është ende në zhvillim e sipër, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të secilit prej të implikuarve në këtë çështje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: