Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Çfarë Shqipërie dhe Kosove do kishim, nëse politika do punonte për rikthimin e emigrantëve në atdhe?!

Redaksia Lajmetereja • 22-11-2026 17:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Çfarë Shqipërie dhe Kosove do kishim, nëse politika do punonte për rikthimin e emigrantëve në atdhe?!
Në Shqipëri sipas statistikave jetojnë 2.4 milion banorë, ndërsa në Kosovë 1.6 milionë. Në total po pranojmë se në të dy vendet tona jetojnë 4 milionë shqiptarë. Po të marrim parasysh edhe numrin e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, atëherë numri i tyre do të shkonte diku te 4.7 milionë. Ndërsa numri i shqiptarëve në të gjithë botën arrin pastërtisht në rreth 11-12 milionë. Çka do të thotë se rreth shtatë milionë prej tyre nuk jetojnë në vendin e lindjes. Sipas llogarive, 40 përqind e shqiptarëve jetojnë aty “ku u ka rënë koka”, nëse i referohemi poemës së Andon Zako Çajupit! A e keni vrarë ndonjëherë mendjen se çfarë do të ndodhte nëse 6 – 7 milion shqiptarë do të ktheheshin në trojet e veta ku ata kanë lindur e shumë prej tyre janë rritur deri në moshën e pensionit? Nëse Shqipëria, por deri diku edhe Kosova dhe shtetet e tjera ballkanike ku jetojnë shqiptarët, do të kishin qeveri të qytetarëve dhe të shqiptarëve, atëherë kthimi i këtyre bashkatdhetarëve do të ishte i mundshëm. Dhe nëse qeveritë dhe politikanët shqiptarë në Ballkan nuk punojnë me një qëllim të vetëm, të rikthehen atdhetarët tanë në mërgim në atdheun e tyre, atëherë këto qeveri e politikanë duhen etiketuar pamëdyshje si tradhtarë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Një qeveri që kënaqet me shpopullimin e vendit që ajo qeveris është qeveri më armike e popullit dhe kombit tonë, sesa qeveritë e pushtuesve, të cilat nuk nxisin shpopullimin. Qeveria e Shqipërisë e 14 viteve të fundit me kryeministër Edi Ramën ka mundësuar largimin e shqiptarëve nga Shqipëria dhe zevendësimin e tyre me afganë, afganistanë, filipinas, bangladeshas e afrikanë. Madje me një organizim të përsosur dhe me një shpejtësi të frikshme. Prandaj kryeministri i Shqipërisë është nën presionin e revoltës popullore dhe largimi i tij është i pashmangshëm. Qeveria e Ramës dhe e Rilindjes në më shumë se një dekadë na mësoi përfundimisht se numri i popullsisë së vendit tonë nuk mund të rritet, nëse qeveritë bashkëpunojnë me kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Nëse ato janë të korruptuara dhe të inkriminuara deri në palcë. Nëse interesi vetjak dhe partiak i qeverisjes prevalon në raport me intetesin e kombit, të atdheut e të qytetarit. Kjo eksperiencë e hidhur dhe dëshpruese duhet të bëhet mësim, me qëllim që përfaqësuesit e revoltës qytetare dhe opozita e vendit të marrin një vendim: - Ta shtojnë çdo ditë numrin e shqiptarëve që kthehen nga emigracioni në atdhe. Kjo nuk bëhet me lutje, as me kritika ndaj qeverisjeve të shkuara, Kjo bëhet me projekte konkrete, ndryshimin rrënjesor të politikave të zhvillimit dhe ligje lehtësuese e inkurajuese për kthimin e shqiptarëve në vendlindje. Njohja e pronës dhe shenjtëria e saj është parakushti i çdo hapi tjetër për këtë. Shqiptari pa pronë është me rrënjë të shkulura. Ndaj dhe zgjidhja e kësaj çeshtjeje do të duhet të jetë prioriteti i prioriteteve. Nuk duhet lejuar në asnjë rast që pronën e pronarëve ta grabisin anëtarët e mafies në pushtet e jo në pushtet. Në Kosovë kryeministri Kurti i ka mundësitë që ta ndërtojë një politikë kombëtarizimi, me të cilën të shtojë numrin e banorëve në këtë vend. Mjafton që një pjesë e buxhetit të adresohet për të lehtësuar investimet e shqiptarëve që janë të gatshëm të bëjnë në vendin e tyre. Në Shqipëri duhet ndryshuar qeveria dhe bashkë me të i gjithë koncepti për qeverisjen. Nëse ndodh që qeveritë shqiptare të punojnë për popullimin dhe të luftojnë kundër shpopullimit, atëherë Shqipëria dhe Kosova me resurset që kanë krijojnë atmosferën dhe ambjentin pozitiv për kthimin e shqiptarëve. Kthimi i shqiptarëve në atdhe është dhe duhet të mbetet prioriteti i prioriteteve të politikës shqiptare. Kush nuk e kupton këtë, është e kotë të merret me politikë, ose e bën këtë për interesat e tij personale. Imagjino t’i shtohen Shqipërisë dhe Kosovës edhe 4.7 milionë banorë të tjerë. Në Ballkan do të kishte rreth 11 milion. Dhe shqiptarët do të ishin zot të pakontestueshëm e të padiskutueshëm të atdheut, ku ata kanë lindur e janë rritur. Imagjino të vinin në Shqipëri e në Kosovë brenda një kohe të shkurtër 100 apo 200 mijë investitorë të vegjël e të mesëm shqiptarë dhe të sillnin në këto investime milarda euro ose dollarë? Shqipëria dhe Kosova do të ngjiteshin në krye të vendeve më të zhvilluara dhe të prosperuara. Kësisoj rritja demokgrafike do të sillte zhvillimin ekonomik e rritjen e mirëqenies dhe rritja e ekonomisë do të sillte garanci maksimale në sigurinë dhe mbrojtjen e shteteve tona.  Dhe të gjitha këto bashkë do t’i vendosnin shqiptarët në krye të respektit dhe axhendës ndërkombëtare. Nëse popullsia jonë shkon në dhjetë milion apo më shumë banorë që jetojnë në trojet e veta në Ballkan, gjithkush në Europë dhe në botë do të fliste me një gjuhë respekti e nderimi me ne. Ndërkohë krijohen shanse që armiku të shndërrohet në partner dhe kundërshtari në aleat! A arsyetojnë ndonjëherë liderët tanë me këtë logjikë? Kam përshtypjen se shumica prej tyre nuk e mendojnë këtë mundësi prosperiteti. Jo se mungojnë pasuritë dhe mundësitë për të arritur objektiva të tillë. Por se e kanë mendjen te pasuria për veten e tyre, dhe nëse jo te pasuria, atëherë mendojnë për më tepër për vota në zgjedhjet e radhës, sesa për atdheun në të ardhmen e tij!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar