Sport
Arijon Ibrahimoviç shijon fitoren me Augsburgun, përplasja e pazakontë në stol çon trajnerin te kartoni i kuq
Reklamë e Sponsorizuar
Augsburgu ka gëzuar tifozët e vet në stadium pas fitores bindëse 3:1 përballë Mainz-it, në një sfidë të vlefshme për xhiron e 10-të të Bundesligës gjermane.
Në këtë përballje, talenti me origjinë nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç, ishte pjesë e lojës duke u inkuadruar në fushë në minutën e 64-t. Ai regjistroi 26 minuta lojë, duke dhënë kontributin e tij në këtë sukses të rëndësishëm për skuadrën vendase.
Fitorja e Augsburgut u vulos nga dopieta e Gregoritsch, i cili shënoi në minutat 19-të dhe 48-të, si dhe nga goli i Bah në minutën e 36-të. Për ekipin mysafir të Mainz-it, golin e vetëm e realizoi Königsdoerffer në minutën e 51-të.
Ndeshja u shoqërua edhe nga një moment mjaft i rrallë në minutën e 43-të. Teksa Amiri po përpiqej të kryente shpejt një rivënie anësore, trajneri i Augsburgut, Manuel Baum, e pengoi duke mos ia dorëzuar topin. Ky gjest i kushtoi shtrenjtë teknikut, i cili u ndëshkua menjëherë me karton të kuq nga gjyqtari.
Pas këtij rezultati, Augsburgu ngjitet në kuotën e 12 pikëve, duke mbajtur vendin e 10-të në tabelë, ndërsa Mainz-i renditet në pozitën e 13-të, me dy pikë më pak se kundërshtari i tyre i sotëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: