Sport
Alarm te Genoa: Lorenzo Colombo pëson një dëmtim të rëndë në gju
Reklamë e Sponsorizuar
Një mbrëmje që duhej të ishte festive për Genoan, pas fitores 2:0 ndaj Sassuolos, është njollosur nga një lajm i keq për sulmuesin Lorenzo Colombo. 24-vjeçari, i cili ishte rikthyer pas një pauze njëmujore për shkak të problemeve me kyçin e këmbës, ka pësuar një dëmtim që rrezikon të jetë serioz.
Colombo u inkuadrua në lojë në minutën e 83-të, duke zëvendësuar Osmajiqin, por qëndrimi i tij në fushë zgjati vetëm pesë minuta. Në një moment të ndeshjes, i zhvilluar në kushte të rënduara atmosferike dhe në një terren tejet të rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të dendura të shiut, sulmuesi u përplas në një dyluftim me Cinquegranon.
Pas kontaktit, lojtari u rrëzua menjëherë në tokë duke shfaqur shenja të dukshme të dhimbjes së fortë. Ndonëse fillimisht u mendua për një pasojë më të rëndë, ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor bëri të qartë se shqetësimi ishte i përqendruar te gjuri. Raportimet e para sugjerojnë një ndrydhje të gjurit, ndërsa dyshimet për një dëmtim më serioz mbeten të hapura.
Situata u bë edhe më e vështirë për Genoan, pasi skuadra i kishte shfrytëzuar të gjitha zëvendësimet e lejuara, duke e lënë ekipin me një lojtar më pak në minutat e fundit. Colombo u detyrua të largohej nga fusha i ndihmuar nga ekipi mjekësor. Tashmë, klubi dhe tifozët mbeten në pritje të ekzaminimeve të detajuara mjekësore, të cilat do të përcaktojnë shkallën e saktë të dëmtimit dhe kohën e nevojshme për rikuperim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: