Kronikë
Mashtrim me miliona: Arrestohet personi që përdori sëmundjen e rreme për të përfituar mbi 189 mijë euro
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka inskenuar një histori të rëndë shëndetësore me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit.
Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, i dyshuari me inicialet E.A. që nga data 9 nëntor 2026, kishte shpikur një diagnozë të rreme për leukemi akute. Ai kishte hapur një fushatë në platformën “GoFundMe”, duke kërkuar ndihmë për shpenzimet e supozuara të shërimit dhe rehabilitimit.
Nëpërmjet kësaj fushate mashtruese, i dyshuari kishte arritur të mblidhte shumën prej 189 mijë e 206 euro e 8 centë nga donatorë të ndryshëm. Pas denoncimeve të pranuara, organet e rendit kanë ndërmarrë veprime të shpejta duke bllokuar të gjitha llogaritë bankare të lidhura me këtë rast, ndërsa i dyshuari ishte shpallur në kërkim deri në arrestimin e tij të fundjavës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Prokuroria Themelore në Gjilan bëri të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje janë në zhvillim e sipër.
Po ashtu, brenda afateve ligjore, Prokuroria pritet të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, për të siguruar praninë e të dyshuarit në procedurat e mëtejshme gjyqësore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: