Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Dramë në Therandë: Ballkani përmbys Gjilanin në minutat e fundit dhe merr tri pikët e arta

Redaksia Lajmetereja • 22-11-2026 14:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dramë në Therandë: Ballkani përmbys Gjilanin në minutat e fundit dhe merr tri pikët e arta
Gjilani është kthyer duarbosh nga udhëtimi në Therandë, pavarësisht se ishte shumë pranë sigurimit të një rezultati pozitiv. Skuadra e Ballkanit ka shënuar një fitore spektakolare me përmbysje në fraksionin e fundit të ndeshjes, duke mposhtur Gjilanin me rezultatin 3:1, në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar. Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të barabartë, ndërsa fraksioni i detyrës solli katër gola dhe një dinamikë të lartë në fushë, duke dhuruar një fund dramatik për shikuesit. Zhvillohej minuta e 74-t kur Armend Thaqi mor përgjegjësinë nga pika e bardhë dhe u tregua i pagabueshëm, duke kaluar gjilanasit në epërsi prej 0:1. Megjithatë, festa e skuadrës mysafire nuk zgjati shumë. Vetëm gjashtë minuta më vonë, konkretisht në minutën e 80-të, Albin Berisha riktheu baraspeshën duke realizuar golin e barazimit 1:1 për Ballkanin. Për Gjilanin situata u komplikua ndjeshëm në minutën e 86-të, pasi Arbër Potoku u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë formacionin e tij me një lojtar më pak në fushën e blertë. Duke shfrytëzuar epërsinë numerike në fushë, kampionët në fuqi u vërsulën në sulm dhe arritën të realizojnë edhe dy herë të tjera për të kompletuar përmbysjen e madhe. Ishte Dijar Nikqi ai që shënoi në minutën e 88-të për t'i dhënë epërsinë 2:1 vendasve, ndërsa Dosso në minutën e 90+4-t vulosi triumfin përfundimtar me shifrat 3:1. Pas këtij dueli, si Ballkani ashtu edhe Gjilani numërojnë nga 22 pikë në tabelë, duke u renditur përkatësisht në pozitat katër dhe pesë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar