Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Tragjedi në prag: 14 të zhdukur nga sulmi rus me dron në rajonin e Kievit

Redaksia Lajmetereja • 22-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në prag: 14 të zhdukur nga sulmi rus me dron në rajonin e Kievit
Një sulm i fuqishëm me dron nga forcat ruse në orët e para të mëngjesit të së dielës ka lënë të paktën 14 persona të zhdukur, të cilët dyshohet se ndodhen të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në rajonin e Kievit. Këtë situatë e bëri të ditur vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili theksoi se goditja shkaktoi shembjen e një pjese të pallatit, ndërkohë që njësitet e emergjencës ndodhen në terren për operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e Dymerit, në afërsi të kryeqytetit. “Një pjesë e një ndërtese pesëkatëshe u shemb pas një sulmi me dron rus. Falënderoj ekipet tona të shpëtimit për mobilizimin e tyre të menjëhershëm. Nëntë persona janë evakuuar tashmë dhe zjarri është vënë nën kontroll. Fatkeqësisht, 14 persona mbeten të zhdukur dhe mund të jenë ende nën rrënoja”, u shpreh krersti i shtetit ukrainas në deklaratën e tij. Në bazë të të dhënave nga autoritetet vendase, nga ky agresion kanë pësuar lëndime dy persona, përfshirë këtu edhe një të mitur. Ndërkaq, zjarrfikësit dhe strukturat e shpëtimit vijojnë gërmimet mes mbetjeve të strukturës së dëmtuar. Fotografitë dhe pamjet filmike të shpërndara nga shërbimet e emergjencës shfaqin efektivët duke operuar mes sasive të mëdha të betonit dhe hekurit të përdredhur, teksa u japin ndihmë banorëve që të evakuohen nga godina e dëmtuar përmes shkallëve të emergjencës dhe pajisjeve ngritëse.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar