Politikë
Kriza energjetike kapërcen çdo kufi, deputeti Ramadani rendit dështimet e kabinetit Kurti
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të Qeverisë së Kosovës, duke e vënë theksin te gjendja alarmante e energjisë elektrike në vend.
Nëpërmjet një reagimi publik në rrjetet sociale, ai ka theksuar se situata e rënduar me rrymën është treguesi më i qartë i inkompetencës dhe mungesës së rezultateve nga ekzekutivi që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Krahas çështjes së energjisë, ligjvënësi ka ngritur alarmin edhe për sektorë të tjerë kyçë, të cilët sipas vlerësimit të tij po ballafaqohen me një kolaps të plotë.
“Përpos çmimeve që po rriten çdo ditë, mungesës totale të investimeve, dështimeve enorme në arsim e shëndetësi, kushteve të mjerueshme të policëve, ushtarëve e zjarrfikësve, ikjes së madh të qytetarëve jashtë vendit, nepotizmit të paparë nëpër krejt institucionet, çështja e rrymës ia qet kulmin këtij mentaliteti qeverisës tash e 6 vjet. Nga kriza në krizë, pa ide për investime, pa plan për zhvillim”, ka deklaruar ai ndër të tjera.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: