Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Goditje e rëndë për PSG-në, Désiré Doué pëson lëndim katastrofik dhe humbet pjesën më të madhe të sezonit

Redaksia Lajmetereja • 22-11-2026 13:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Goditje e rëndë për PSG-në, Désiré Doué pëson lëndim katastrofik dhe humbet pjesën më të madhe të sezonit
Klubi i njohur francez, Paris Saint-Germain, ka dhënë një lajm tejet shqetësues për tifozët, duke konfirmuar se mesfushori ofensiv Désiré Doué ka pësuar një lëndim serioz në gjurin e djathtë. Ky incident ndodhi gjatë duelit kampional ndaj Nice, sfidë kjo që u mbyll me fitoren 3:2 të parisienëve. Përmes një komunikate zyrtare, drejtuesit e klubit njoftuan se 21-vjeçari ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL). Për shkak të kësaj natyrë të rëndë të dëmtimit, futbollisti do t'i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal gjatë këtij muaji. Ngjarja e pakëndshme ndodhi në minutat e fundit të fraksionit të parë të lojës, kur Doué bërë një lëvizje të gabuar dhe përdredhi gjurin në mënyrë të panatyrshme. Talenti francez mbeti i shtrirë në tokë duke shfaqur shenja të dhimbjeve të mëdha, ndërsa fusha u desh të braktisej me barelë, i shoqëruar nga duartrokitjet solidarizuese të publikut të pranishëm në stadium. Edhe pse kampionët e Francës nuk kanë specifikuar një afat të saktë të rikuperimit, pritet që ai të mbetet jashtë fushave të blerta për një periudhë disa mujore. Pas përfundimit të takimit, trajneri Luis Enrique pranoi hapur situatën kritike, duke deklaruar se bëhet fjalë padyshim për një dëmtim tejet serioz. Ky zhvillim përbën një tjetër goditje të rëndë për shtabin teknik të PSG-së, e cila po vuan mungesën edhe të Khvicha Kvaratskhelias, i cili gjithashtu ka këputur ligamentin ACL në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes kundër Barcelonës muajin e kaluar. Gjatë këtij sezoni, Doué ka qenë ndër lojtarët më kyçë të skuadrës, duke lënë gjurmë sidomos në Evropë me tri gola të shënuar në tri paraqitje në Ligën e Kampionëve. Përveç ndikimit të madh në fushatën evropiane të dy sezoneve të fundit, polivalenca e tij i ka lejuar të luajë me sukses si në krahët e sulmit, ashtu edhe në mesfushë. Kjo mungesë e gjatë e vë trajnerin Luis Enrique para sfidave të mëdha, aq më tepër kur ekipi po përballet edhe me shqetësime fizike të Ousmane Dembélés.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar