Aktuale
Nga Turqia drejt Italisë? Ylli shqiptar Ernest Muçi ndizet në merkato dhe kërkohet nga gjigantët e Serie A
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i talentuar shqiptar, Ernest Muçi, është kthyer në qendër të vëmendjes dhe në emrin më të lakuar të edicionit aktual në Superligën e Turqisë.
Falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera dhe formës së jashtëzakonshme, klubet elitare të kontinentit të vjetër kanë nisur kontaktet zyrtare me drejtuesit e Trabzonspor për të siguruar shërbimet e tij.
Përfaqësuesit e klubit turk kanë caktuar një çmim prej 22 milionë eurosh për kartonin e lojtarit. Sipas ekspertit të njohur të merkatos, Ekrem Konur, kjo shifër duket e përballueshme dhe e pranueshme për drejtuesit e Romës. Megjithatë, skuadra verdhekuqe nuk është e vetme, pasi rivaliteti për 25-vjeçarin nga Pogradeci është tejet i fortë.
Në garë për të marrë firmën e tij ka hyrë zyrtarisht edhe Lazio, duke bërë që situata rreth të ardhmes së tij të bëhet edhe më interesante. Mediat italiane raportojnë me bindje se rrugëtimi i Ernest Muçit mund të zhvendoset shpejt nga fusha turke drejt kampionatit italian, Serie A.
Periudha e transferimeve të janarit premton të jetë tejet e nxehtë për sulmuesin, i cili po la gjurmë të pashlyeshme këtë sezon me paraqitjet e tij, duke numëruar deri më tani 3 gola të shënuar dhe 6 asiste në kampionat.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: