Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Urimi i presidentes Siljanovska-Davkova për 22 Nëntorin: Gjuha shqipe, shtyllë e identitetit dhe bashkëjetesës

Redaksia Lajmetereja • 22-11-2026 10:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Urimi i presidentes Siljanovska-Davkova për 22 Nëntorin: Gjuha shqipe, shtyllë e identitetit dhe bashkëjetesës
Kreu i shtetit të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka drejtuar një mesazh urimi komunitetit shqiptar me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. “Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë, 22 Nëntori është një datë, rëndësia e së cilës tejkalon simbolikën e një përvjetori historik. Ai është dëshmi e një vizioni dhe ndërgjegjësimi kombëtar për një identitet të veçantë, themeli i të cilit është alfabeti i standardizuar shqip”, ka nënvizuar presidentja në mesazhin e saj. Më tej, ajo ka vënë në pah se gjuha përfaqëson shenjën kryesore të individualitetit kombëtar dhe mjetin më të fuqishëm për ruajtjen dhe transmetimin e kujtesës kolektive, trashëgimisë shpirtërore dhe rrugëtimit historik të një populli. “Gjuha shqipe ju ka mundësuar juve, shqiptarëve, të shprehni respektin ndaj paraardhësve, por edhe përgjegjësinë ndaj pasardhësve. Në shoqërinë multikulturore maqedonase dhe sistemin politik demokratik, shqiptarët dhe gjuha shqipe kanë një traditë të gjatë të pranisë në jetën kushtetuese, politike, ekonomike, arsimore, shkencore, kulturore, sportive, mediatike, argëtuese dhe të përditshme”, ka shtuar ajo. Duke u ndalur te bashkëjetesa, Siljanovska-Davkova ka theksuar: ”Më lejoni që, si presidente e shtetit, të shpreh qëndrimin se detyra jonë e përbashkët është të ndërtojmë një shoqëri në të cilën uniteti nuk do t’i mohojë, por do t’i respektojë dallimet, duke i trajtuar ato si vlera të përhershme shoqërore“. Në mbyllje të urimit të saj, ajo ka uruar që kjo festë të shërbejë jo vetëm si moment reflektimi, kremtimi dhe krenarie, por edhe si një shtysë e fuqishme për suksese të reja në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës në gjuhën shqipe.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar