Aktuale
Protesta “Jo në emrin tim”: Organizatori jep udhëzimin e fundit për qytetarët para tubimit në Prishtinë
Reklamë e Sponsorizuar
Në prag të tubimit të paralajmëruar në kryeqytet, nismëtari i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, i ka drejtuar një mesazh publik qytetarëve, duke u kërkuar që të pajisen me çadra për shkak të parashikimit meteorologjik.
Sipas njoftimeve të institucioneve të motit, gjatë mbrëmjes së sotme pritet të ketë reshje shiu, çka ka shtyrë organizatorët të ndërmarrin këtë masë organizative për pjesëmarrësit.
Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Haziri ka konfirmuar se tubimi do të mbahet në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke u bërë thirrje qytetarëve për mobilizim të gjerë.
“SONTE KA SHI. Merreni një çadër me vete dhe ejani. Sepse shiu mund ta lagë sheshin, por nuk e shuan zërin tonë. Sonte, edhe nën shi — bashkë për UÇK-në! 21:00 Sheshi ‘Skënderbeu’”, ka theksuar Haziri në thirrjen e tij publike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: