Aktuale
Përgjigjja poetike ndaj provokimit në Bruksel: Mesazhi i fortë për Marta Kos dhe ata që heshtën
Reklamë e Sponsorizuar
Përmes një poezie autoriale, po reagoj ndaj një incidenti që e konsideroj si provokim të qëllimshëm, të ndodhur në Bruksel, ku u dëgjua melodia e këngës “Oj Kosovo, Kosovo”. Këto vargje nuk janë thjesht një pasqyrim i së kaluarës, por edhe një adresim i drejtpërdrejtë për komisioneren Marta Kos, e cila zgjodhi të qëndronte e heshtur përballë kësaj situate.
“Kemi jetuar si zogjtë nën rrasa guri. Shpeshherë na keni plagosur e vrarë, deri fëmijët na i keni helmuar. Mijëra metra në thellësitë e nëntokës na keni mbajtur të ngujuar. Retë na i keni nxirë, por edhe më të fuqishëm të nesërmen kemi gdhirë. Botës i kemi treguar se kështu nuk jetohet.
Disa fare nuk na kanë kuptuar, se zullumi që është bërë mbi ne, kurrizin e tyre nuk ka rënduar. Ne, edhe pse si zogj të lënduar, rrugën kemi vazhduar, derisa kemi hasur në ata që e kuptojnë se po e përjetojmë ferrin nga një dorë e zezë, se prania dhe rritja jonë në këto troje asaj ia verbojnë të dy sytë. Kemi vuajtur dhe jemi djegur si drunjtë e tharë në zjarr për këtë ditë të re e të bardhë.
Ju që dikur heshtët, bëni sy e vesh katër. Mos lejoni që të provokohemi — ashtu siç ndodhi në Bruksel — nga lugetërit që prapë mund t’ia japin Ballkanit flakën!”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: