Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Pse Ballkani i Hapur ishte problematik për shtetet e rajonit?

Redaksia Lajmetereja • 20-11-2026 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pse Ballkani i Hapur ishte problematik për shtetet e rajonit?
Ballkani i Hapur, i iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në vitin 2021 synonte lehtësimin e qarkullimit të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Megjithatë, iniciativa ngriti disa shqetësime për shkak brengës se do të mund të dominonin Pabarazia ekonomike Serbia, si ekonomi më e madhe, mund të ketë përparësi ndaj ekonomive më të vogla të rajonit. Ndarja e rajonit për shkak se në të u përfshinë vetëm tre shtete dhe jashta  mbetën tre shtete si  Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Shqetësimi nga dominimi ekonomik, ekzistonte shqetësimi se pesha ekonomike e Serbisë mund të shndërrohej edhe në ndikim më të madh politik. Dublimi  institucional. Ballkani i Hapur barazohej me Procesin e Berlinit dhe Tregun e përbashkët pajonal. E perspektiva evropiane insiston që bashkëpunimi rajonal duhet të shërbejë si rrugë drejt BE-së dhe jo të krijojë një proces paralel integrimi. Problemi nuk është bashkëpunimi ndërmjet shteteve, por mënyra se si organizohet ai. Integrimi evropian duhet të jetë objektivi i përbashkët, ndërsa bashkëpunimi rajonal duhet të jetë instrument për arritjen. Pse Ballkani i Hapur nuk mund të jetë alternativë më e mirë se Procesi i Berlinit? Sepse nuk arriti të përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk krijoi një bazë të përbashkët bashkëpunimi për të gjithë rajonin. Për më tepër, bashkëpunimi ekonomik, sado i rëndësishëm të jetë, nuk mund ta zëvendësojë procesin e reformave politike, institucionale dhe demokratike që kërkon integrimi evropian. Procesi i Berlinit ofron një kornizë më të gjerë, më gjithëpërfshirëse dhe më të lidhur me perspektivën evropiane. Në thelb, Ballkani nuk ka nevojë për iniciativa që e ndajnë rajonin në grupe të ndryshme, por për bashkëpunim të barabartë të të gjitha shteteve, me një qëllim të përbashkët: anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar