Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Komandanti i KFOR-it në Tiranë, flet për situatën e sigurisë në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 20-11-2026 18:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Komandanti i KFOR-it në Tiranë, flet për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, ka informuar anëtarët e Iniciativës për Bashkëpunim në Mbrojtje (DECI) për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rolin e misionit në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Kjo është bërë në kuadër të Takimit të 14-të të Shefave të Mbrojtjes të DECI-t, të mbajtur më 20 nëntor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Sipas një njoftimi të misionit të NATO-s në Kosovë, gjatë takimit, Vergori ka prezantuar aktivitetet e përditshme të KFOR-it dhe prioritetet e tij operacionale, duke theksuar se misioni po vazhdon të optimizojë pozicionin e forcave për t’iu përshtatur nevojave të sigurisë. Ai ka sqaruar se ky proces është gradual dhe i bazuar në kushte, ndërsa mund të përmbyset nëse zhvillimet e sigurisë në Kosovë apo rajon e kërkojnë një gjë të tillë DECI në kuadër të cilit u zhvillua takimi është themeluar në vitin 2012, nën udhëheqjen italiane, si një kornizë rajonale për bashkëpunim strategjik dhe ushtarak ndërmjet vendeve të Adriatikut dhe Ballkanit Perëndimor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar