Politikë
Goditje për ekonominë gjermane: Inflacioni pritet të shënojë rritje të ndjeshme në fillim të vitit 2027
Reklamë e Sponsorizuar
Qytetarët e Gjermanisë do të përballen me një sfidë të re ekonomike në fillim të vitit të ardhshëm. Si pasojë e përfundimit të afatit të lehtësirave fiskale dhe masave qeveritare që kishin për qëllim zbutjen e rritjes së çmimeve, vendi pritet të përjetojë një valë të re inflacioniste.
Banka Qendrore Gjermane (Bundesbank) ka paralajmëruar në raportin e saj të fundit mujor se shtrenjtimi i gazit, i shoqëruar me koston më të lartë të energjisë dhe lëndëve të para, do të reflektohet në mënyrë zinxhir edhe në çmimet e produkteve të tjera dhe të shërbimeve. Sipas institucionit, inflacioni parashikohet të përshpejtohet dukshëm, me një vlerësim se shkalla e tij mund të jetë për rreth gjysmë pike përqindjeje më e lartë.
Statistikat zyrtare tregojnë një paqëndrueshmëri të tregut gjatë muajve të fundit. Në shtator, çmimet e konsumit shënuan një rritje vjetore prej 3.3 për qind, niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 2023, ndërsa në tetor ky trend u ngadalësua në 2.8 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara nga Destatis, sektori i energjisë vazhdon të mbetet ndër më të prekurit, ku vetëm në muajin tetor çmimet ishin 12.7 për qind më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: