Kronikë
Incident në lagjen 'Velania': Pjesëtari i EULEX-it dyshohet se i drejtoi armën familjarit të Jakup Krasniqit
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po e kalon ditën e tretë në Kosovë, në kuadër të një vizite familjare të lejuar nga autoritetet përkatëse.
Megjithatë, qëndrimi i tij është përcjellë nga një incident i tensionuar jashtë shtëpisë së tij në lagjen “Velania” në Prishtinë. Sipas informacioneve të siguruara, një pjesëtar i misionit të EULEX-it dyshohet se ka shfaqur sjellje agresive ndaj një familjari të Krasniqit, duke i drejtuar armën atij.
Burimet bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur në momentin kur familjarët po qëndronin jashtë shtëpisë, duke pritur daljen e ish-kryeparlamentarit për ta shoqëruar drejt automjetit që do ta kthente në qendrën e paraburgimit. Raportohet se zyrtari i EULEX-it i është drejtuar familjarit me urdhrin “Hyn mrena”, përpara se situata të eskalonte në drejtimin e armës.
Kujtojmë se Jakup Krasniqi po qëndron përkohësisht në Kosovë për arsye familjare, ndërsa gjatë gjithë kohës së vizitës është nën mbikëqyrjen dhe shoqërimin e pandërprerë të forcave të EULEX-it.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: